Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka pranuar se vendi po përballet me një situatë të vështirë, duke thënë se autoritetet nuk dëshirojnë të japin premtime të rreme apo të paraqesin një realitet më të mirë se ai që është.
“Ne nuk dimë të bëjmë premtime të rreme apo të themi se gjendja jonë është shumë e mirë. Sinqerisht, gjendja jonë nuk është aspak e mirë”, deklaroi Pezeshkian.
Megjithatë, ai theksoi se vështirësitë aktuale nuk nënkuptojnë se Irani nuk do të jetë në gjendje t’i përballojë ato.
“Por kjo nuk do të thotë se nuk do të jemi në gjendje ta menaxhojmë situatën”, u shpreh presidenti iranian.
Vlerësimet e fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) tregojnë se ekonomia iraniane pritet të tkurret me 7.6 për qind gjatë vitit 2026.
Ndërkohë, inflacioni mesatar vjetor parashikohet të arrijë në 78.6 për qind, duke e vendosur vendin përballë një prej krizave më të rënda ekonomike të viteve të fundit.
Presioni mbi ekonominë është shtuar edhe për shkak të konfliktit me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, sanksioneve ndërkombëtare dhe bllokadës detare amerikane, që ka kufizuar eksportet e naftës dhe qarkullimin e mallrave. /Telegrafi/