Galeria Kombëtare e Kosovës organizon diskutim mbi veprën e Xhevdet Xhafës

Galeria Kombëtare e Kosovës organizon diskutim mbi veprën e Xhevdet Xhafës

Written by

in

Diskutimi do të mbahet në orën 11:00 dhe synon të trajtojë raportin ndërmjet artit, kujtesës kolektive, identitetit dhe dinjitetit njerëzor, duke u mbështetur në gjuhën e veçantë vizuale dhe praktikën artistike të Xhevdet Xhafës.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, vepra e artistit do të shqyrtohet edhe në kontekstin e përvojave historike dhe shoqërore, përfshirë zhvendosjet, ndërprerjet historike, mbijetesën dhe rindërtimin.

Përmes materialit, gjestit, abstraksionit dhe kujtesës, krijimtaria e Xhafës ofron një këndvështrim mbi mënyrën se si përvoja e jetuar shndërrohet në një arkiv të gjallë të historisë dhe kulturës.

Diskutimi synon ta trajtojë veprën e artistit përtej kufijve të pikturës, duke nxitur reflektim mbi mënyrën se si shoqëria e kujton të kaluarën, përballet me të tashmen dhe ndërton të ardhmen.

Përmes këtij aktiviteti, Galeria Kombëtare e Kosovës hap një hapësirë për diskutim mbi rolin e artit në kuptimin e përvojës kolektive dhe në dokumentimin e aspekteve të historisë shoqërore që nuk pasqyrohen gjithmonë përmes rrëfimeve tradicionale historike.

Burimi: RTKLive