
Paris Saint-Germaini po e shqyrton mundësinë e transferimit të Rayan Cherkit nga Manchester City, në rast se Ousmane Dembele largohet nga klubi francez gjatë afatit kalimtar të verës.
Sipas raportimeve, drejtuesit e PSG-së e kanë vendosur mesfushorin ofensiv francez në listën e objektivave, ndërsa trajneri Luis Enrique e vlerëson shumë profilin e tij dhe e sheh si një alternativë për repartin e sulmit.
Megjithatë, transferimi i Cherkit nuk pritet të jetë i lehtë. Manchester City nuk ka ndërmend ta shesë futbollistin, i cili ka kontratë me klubin anglez deri në vitin 2030.
Situata mund të ndryshojë nëse ndaj Cityt shqiptohen sanksione të mundshme, çka mund të ndikojë edhe në planet e klubit për të ardhmen.
Në këtë skenar, PSG-ja mund të tentojë transferimin e Cherkit gjatë merkatos së verës, nëse Dembele vendos të largohet nga Parisi.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali