
Futbollisti kosovar Dion Gallapeni mund të jetë pranë një hapi të madh në karrierën e tij, pasi ka nënshkruar marrëveshje me agjencinë e njohur të menaxhimit të futbollistëve “LIAN Agency”, të drejtuar nga agjenti shqiptar Fali Ramadani.
Gallapeni, i njohur me nofkën “Galla”, po kalon një periudhë të mirë si me Përfaqësuesen e Kosovës, ashtu edhe me skuadrën polake Wisła Płock.
Marrëveshja me agjencinë e Ramadanit mund t’i hapë futbollistit kosovar mundësi të reja për të avancuar karrierën dhe për të kaluar në një prej ligave të mëdha evropiane.
Fali Ramadani është një nga agjentët e njohur në futbollin evropian dhe në portofolin e tij përfshihen emra si Federico Chiesa, Miloš Kerkez, André Onana e Marc Pubill, si dhe futbollistë shqiptarë, përfshirë Myrto Uzunin, Marash Kumbullën dhe Adrion Pajazitin.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Dion Gallapeni firmos me agjencinë që menaxhon yjet e futbollit evropian appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali