U rrëzua nga objekti ku po punonte, humb jetën 54-vjeçari në Ferizaj

U rrëzua nga objekti ku po punonte, humb jetën 54-vjeçari në Ferizaj

Written by

in

U rrëzua nga objekti ku po punonte, humb jetën 54-vjeçari në Ferizaj

Ka humbur jetën një punëtor në një objekt në ndërtim në Ferizaj.

Lajmin për Klankosova.tv zëdhënësi i policisë për rajonin  e Ferizajt, Kanun Veseli i cili njoftoi se ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:40, në rrugën “Cen Dugolli” në Ferizaj, pasi gjatë punimeve ndërtimore dyshohet se një 54-vjeçar është rrëzuar nga kati përdhes në bodrum.

“Vdes një punëtor në një objekt në ndërtim në Ferizaj Një person i moshës i 54 vjeç ka humbur jetën sot rreth orës 15:40, në rrugën “Cen Dugolli” në Ferizaj, në objektet ndërtimi, pasi gjatë punimeve ndërtimore dyshohet se është rrëzuar nga kati përdhes në bodrum”.

Veseli ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe ekipet e emergjencës, të cilat kanë konstatuar vdekjen e tij.

“Në vend ngjarje kanë dalë, veç patrullës së stacionit edhe hetimet rajonale. Ndërsa janë njoftuar te dalin edhe inspektorët e punës. Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit”, thuhet në konfirmim./Klankosova.tv