Nuk përdor deodorant prej dy vitesh, 31-vjeçarja tregon arsyen e pazakontë

Nuk përdor deodorant prej dy vitesh, 31-vjeçarja tregon arsyen e pazakontë

Written by

in

Nuk përdor deodorant prej dy vitesh, 31-vjeçarja tregon arsyen e pazakontë

Akuc Bol, 31 vjeçe, nga Londra, pretendon se prej dy vitesh nuk përdor deodorant, pasi kaloi në një dietë tërësisht me fruta dhe perime të pagatuara.

Ajo nisi të ndiqte këtë mënyrë ushqyerjeje në vitin 2024, e frymëzuar nga një kamp ushqyerjeje me bazë bimore në SHBA, si dhe nga dëshira për të mbështetur mirëqenien e kafshëve dhe për të shmangur ushqimet e përpunuara.

Sipas saj, ndryshimi në ushqyerje ndikoi edhe në aromën e trupit. Edhe kur djersitet shumë gjatë orëve të vallëzimit, ajo thotë se nuk ka më aromën e pakëndshme të trupit. Akuc pretendon se këtë ia kanë konfirmuar edhe motra dhe miqtë e saj.

Akuc said she has not worn deodorant in two years (Collect/PA Real Life)

Dieta e saj përfshin smoothie me fruta, sallata të mëdha dhe perime të dehidratuara. Ajo ka përshtatur edhe festat familjare me mënyrën e saj të ushqyerjes, duke përgatitur ushqime pa produkte shtazore dhe pa gatim, shkruan Mirror, transmeton Klankosova.tv.

Megjithatë, zgjedhja e saj ka ngjallur kritika në rrjetet sociale, ku disa e kanë akuzuar për çrregullime të të ushqyerit, pretendime që ajo i mohon.

Akuc thotë se është e vendosur ta vazhdojë këtë dietë gjatë gjithë jetës, ndonëse pranon se në fillim e kishte të vështirë të përshtatej me ushqimet e ftohta dhe se shpesh ndiente të ftohtë.

Akuc often has smoothies, huge salads and dehydrated vegetables (Collect/PA Real Life)