
Një tentim për kontrabandë të municionit është parandaluar në pikën kufitare në Merdare, ku Dogana e Kosovës, në bashkëpunim me njësitë relevante të zbatimit të ligjit, ka zbuluar dhe sekuestruar 150 fishekë për gjueti të fshehur në bagazhin e një automjeti, shkruan Gazeta Sinjali.
Gjatë procedurave të rregullta të kontrollit kufitar, zyrtarët doganorë kanë pyetur drejtuesin e automjetit dhe pasagjerët nëse kishin ndonjë mall për të deklaruar, mirëpo ata janë përgjigjur negativisht.
Pas kësaj, është ushtruar kontroll i detajuar në bashkëpunim me Njësinë e Antikontrabandës, Njësinë e Skanerit të Doganës së Kosovës dhe zyrtarët policorë. Gjatë kontrollit, në pjesën e poshtme të valixhes së shoferit janë gjetur të kamufluara pesë pako me nga 10 fishekë dhe dy pako me nga 50 fishekë – gjithsej 150 fishekë për gjueti.
Lidhur me rastin janë ndërmarrë menjëherë veprimet ligjore, ndërsa rasti i është dorëzuar Policisë së Kosovës për procedim dhe trajtim të mëtejshëm.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali