Rama pretendon se po kërcënohet nga zyrtarë të VV-së: Nuk më heshtni dhe nuk më ndalni

Rama pretendon se po kërcënohet nga zyrtarë të VV-së: Nuk më heshtni dhe nuk më ndalni

Written by

in

Rama pretendon se po kërcënohet nga zyrtarë të VV-së: Nuk më heshtni dhe nuk më ndalni

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka pretenduar se kohëve të fundit janë intensifikuar kërcënimet ndaj tij nga deputetë dhe asamblistë të Lëvizjes Vetëvendosje, duke u bërë thirrje organeve të drejtësisë që t’i trajtojnë seriozisht këto raste.

Përmes një postimi në Facebook, Rama ka ngritur shqetësime për pavarësinë e institucioneve të drejtësisë dhe ndikimin e mundshëm politik në punën e tyre.

“Kush e administron drejtësinë në këtë vend? Organet e pavarura të drejtësisë apo zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje?”, ka shkruar Rama, duke pretenduar se disa zyrtarë të kësaj partie po kërcënojnë në emër të shtetit dhe institucioneve të tij.

Ai ka kërkuar që organet e drejtësisë t’u japin përgjigje qytetarëve nëse vendimet merren në bazë të ligjit dhe Kushtetutës apo nën ndikimin e vullnetit politik.

Rama ka theksuar se askush nuk ka të drejtë t’i përdorë institucionet si instrument presioni ndaj kundërshtarëve politikë, gazetarëve apo personave që kanë qëndrime të ndryshme.

Kryetari i Prishtinës ka deklaruar gjithashtu se mandatin e ka marrë nga qytetarët dhe se nuk do të zmbrapset përballë presioneve politike.

“Mos e ngatërroni qetësinë me dobësi. As përmbajtjen me frikë. Ta keni të qartë, nuk më HESHTINI dhe nuk më NDALNI!”, ka shkruar Rama.

Ai e ka përmbyllur reagimin duke theksuar se Prishtina qeveriset me votën dhe besimin e qytetarëve, e jo me kërcënime.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rama pretendon se po kërcënohet nga zyrtarë të VV-së: Nuk më heshtni dhe nuk më ndalni appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali