Shiroka Pula kërkon rikthimin e menjëhershëm të Dialogut Strategjik në takimin me senatorët amerikanë

Shiroka Pula kërkon rikthimin e menjëhershëm të Dialogut Strategjik në takimin me senatorët amerikanë

Written by

in

Shiroka Pula kërkon rikthimin e menjëhershëm të Dialogut Strategjik në takimin me senatorët amerikanë

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim senatorët amerikanë Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin, me të cilët ka diskutuar për partneritetin mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Gjatë takimit, presidentja ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme dhe bipartizane të SHBA-së, duke e cilësuar atë si aleate strategjike dhe partnere të pazëvendësueshme të Kosovës.

Në këtë kontekst, Shiroka Pula ka theksuar nevojën për rikthimin e menjëhershëm të Dialogut Strategjik, si një instrument të rëndësishëm për thellimin e partneritetit dhe avancimin e prioriteteve të përbashkëta.

Ajo ka ritheksuar gjithashtu se anëtarësimi i Kosovës në NATO mbetet një nga synimet kryesore të vendit, duke vënë në pah rëndësinë e mbështetjes amerikane në këtë proces.

“Mbështetja e Shteteve të Bashkuara është kyçe në këtë rrugëtim. Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të thotë më shumë siguri dhe stabilitet jo vetëm për vendin tonë, por për të gjithë rajonin”, ka deklaruar presidentja Shiroka Pula.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Shiroka Pula kërkon rikthimin e menjëhershëm të Dialogut Strategjik në takimin me senatorët amerikanë appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali