Vendasit u befasuan që në minutat e para, kur Tajon Buchanan kaloi Villarrealin në epërsi në minutën e pestë, ndërsa vetëm shtatë minuta më vonë Tanitoluëa Oluëaseyi realizoi për 0-2.
Barcelona pati mundësinë të ngushtonte rezultatin nga pika e bardhë, por Lamine Yamal nuk arriti të shënonte penalltinë.
Megjithatë, skuadra e Hansi Flickut reagoi fuqishëm në pjesën e dytë. Gerard Martin shënoi golin e parë në minutën e 57-të, ndërsa Fermin Lopez barazoi shifrat vetëm katër minuta më vonë.
Përmbysja e madhe u kompletua në minutën e 67-të, kur Pau Navarro devijoi topin në portën e tij pas një aksioni të rrezikshëm të Barcelonës.
Villarreali e mbylli ndeshjen me një lojtar më pak, pasi Navarro u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë në kohën shtesë.
Me këtë fitore, Barcelona ruan pozitën e parë në La Liga dhe epërsinë prej tri pikësh ndaj Real Madridit.
Burimi: RTKLive
