Një tjetër debat ka përfshirë Anjezën dhe Sharrin në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, pas komenteve dhe akuzave se ajo po ia imponon shoqërinë banorit.
Anjeza ka shprehur pakënaqësinë ndaj Sharrit, duke i kërkuar që të mos qëndrojë indiferent përballë këtyre pretendimeve dhe të tregojë më qartë qëndrimin e tij.
Situata ka sjellë tension mes tyre, ndonëse në diskutim janë përfshirë edhe banorë të tjerë.
Foto: Screenshot/YouTube
Një prej tyre ishte Zoja, e cila vendosi t’i japë Anjezës një këshillë lidhur me mënyrën se si po paraqitet brenda shtëpisë.
Ajo i kujtoi se që në fillim të shoqërimit me Sharrin i kishte sugjeruar të tregonte më shumë nga vetja dhe të mos kufizohej në këtë raport.
“Në fillim kur ja keni nisë me u shoqëru të kam thënë edhe unë: Jepi ma shumë vetit. Tash nashta edhe na jena tu gabu që jena tu të thënë, se ti e din më mirë për veti, po në këndvështrimin që po të shohim, mundesh me kallxu prej vetit ma shumë”, i tha Zoja.
Kështu, raporti mes Anjezës dhe Sharrit vazhdon të jetë një nga temat e diskutimit në shtëpi, edhe pse mbetet të shihet nëse ky debat do të ndikojë në afrimitetin e tyre gjatë ditëve në vazhdim. /Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com