
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë të ditur se dita e hënë, 23 nëntor 2026, do të karakterizohet me mot kryesisht të vranët dhe me reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit.
Sipas parashikimit të IHMK-së, në viset me lartësi më të mëdha pritet të ketë reshje të përziera shiu dhe bore.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 2 deri në 5 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 6 deri në 9 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes, me shpejtësi prej 1 deri në 11 metra në sekondë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali