
Një veturë zyrtare e Ministrisë së Kulturës, është parë të dielën në Valbonë të Shqipërisë.
Pamjet e dërguara në redaksinë e Klankosova.tv tregojnë veturën 3Z-177-17, në këtë zonë, pasditen e djeshme.
Klankosova.tv ka kërkuar sqarime nga ministria lidhur me atë nëse vetura është përdorur për ndonjë aktivitet zyrtar dhe nëse udhëtimi është autorizuar nga institucioni.
Megjithatë, deri në publikimin e këtij lajmi, ministria nuk ka kthyer përgjigje. /Klankosova.tv