Sipas njoftimit të ministrit Hoti, në takim vëmendje e veçantë iu kushtua marrëveshjeve për sigurimet shoqërore dhe rëndësisë së përmbylljes së procedurave të ratifikimit të tyre, me qëllim të përfitimit të qytetarëve të të dyja shteteve.
Gjatë vizitës zyrtare në Kroaci, Hoti zhvilloi diskutime edhe me përfaqësues të agjencive dhe mekanizmave institucionalë që mbulojnë fushat e përgjegjësisë së ministrisë kroate të kryesuar nga sekretari i Kabinetit të Ministrit, Marin Šarlija.
Ai u njoh me përvojat dhe praktikat e Kroacisë në zbatimin e masave aktive të punësimit, përkujdesjen sociale për të moshuarit dhe aftësimin profesional.
Hoti ka falënderuar homologun kroat për pritjen dhe mbështetjen e vazhdueshme të Kroacisë ndaj Kosovës, duke theksuar interesin për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.
Burimi: RTKLive
