Shpërthime të fuqishme janë dëgjuar mbrëmjen e së hënës në Riad, kryeqytetin e Arabisë Saudite, pak minuta pasi autoritetet lëshuan një alarm përmes mesazheve telefonike, duke paralajmëruar qytetarët për rrezikun e sulmeve ajrore.
Sipas dëshmitarëve të cituar nga agjencia e lajmeve Reuters, në pjesë të ndryshme të qytetit janë dëgjuar të paktën tre shpërthime. Banorët kanë raportuar gjithashtu se kanë parë raketa në qiell.
Në mesazhin e dërguar qytetarëve, autoritetet u bënë thirrje banorëve të qëndronin të qetë, të strehoheshin brenda ndërtesave ose në zona të sigurta, larg dyerve dhe dritareve.
Pak minuta pas aktivizimit të alarmit, autoritetet njoftuan se rreziku kishte kaluar. Sipas njoftimit, sistemet saudite të mbrojtjes ajrore kishin shkatërruar raketat e lëshuara nga rebelët Huthi të Jemenit në drejtim të kryeqytetit.
Ditët e fundit, Riadi është përballur me disa sulme të raportuara nga Huthit, duke rritur shqetësimet për sigurinë në kryeqytetin saudit.
Ndërkohë, mediat raportojnë se ndeshja e Al Nassr në kuadër të Ligës së Kampionëve të Azisë është shtyrë.
Deri më tani, nuk ka konfirmime për vendndodhjen e zjarreve të mundshme, shkallën e dëmeve materiale apo numrin e viktimave eventuale.
BREAKING:
LARGE FIRES are reportedly burning in RIYADH, Saudi Arabia, following a ballistic missile attack by Yemen’s ANSARALLAH movement.
Residents previously reported missiles overhead and at least three explosions across the capital.
The locations of the fires, extent of the damage, and possible casualties remain unconfirmed.
Some sources claim this fire is from the attack 2 days ago against Riyadh
We have not yet been able to verify the veracity of this video
Source: NAYA, Alibk3 on TG / Writer: Oliver
— Mario Nawfal (@MarioNawfal) October 12, 2026
Burimi: Dukagjini
