Dëmtohet gypi, këto zona mbesin pa ujë në Prishtinë

Dëmtohet gypi, këto zona mbesin pa ujë në Prishtinë

Written by

in

Dëmtohet gypi, këto zona mbesin pa ujë në Prishtinë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se si pasojë e një defekti të shkaktuar gjatë punimeve nga operatori ekonomik në zonën e “Grandit”, është dëmtuar gypi kryesor i furnizimit me ujë. 

KRU “Prishtina” ka bërë të ditur se për shkak të dëmtimit pa ujë do të mbesin “Dardania”, “Lakrishtja”, “Kalabria” dhe një pjesë e “Ulpianës” deri në drejtim të FSK-së. Ekipet gjenden në terren në tentim për ta sanuar defektin.

“Ju njoftojmë se, si pasojë e një defekti të shkaktuar gjatë punimeve nga OE në zonën e ‘Grandit’, është dëmtuar gypi kryesor i furnizimit me ujë. Për shkak të këtij dëmtimi, pa furnizim me ujë do të mbesin këto zona: Dardania, Lakrishtja, Kalabria, një pjesë e Ulpianës, deri në drejtim të FSK-së, rrugët lidhëse dhe zonat përgjatë gypave të furnizimit në këto akse. Ekipet janë në terren dhe po punojnë për sanimin e defektit dhe rikthimin e furnizimit me ujë në afatin sa më të shpejtë”, ka njoftuar KRU “Prishtina”. 

Burimi: Insajderi