Çeku ka bërë të ditur se gjatë këtyre bashkëbisedimeve janë trajtuar disa çështje kryesore, përfshirë autonominë e shkollës, mësimin tërëditor, provimin shtetëror për hyrje në profesion, rishikimin e teksteve shkollore dhe mbështetjen e vazhdueshme profesionale të mësimdhënësve.
“Në këtë cikël bashkëbisedimesh çështjet dominuese janë autonomia e shkollës, mësimi tërëditor, provimi shtetëror për hyrje në profesion, rishikimi i teksteve shkollore dhe mbështetja e vazhdueshme profesionale”, ka shkruar Çeku.
Sipas tij, përmirësimi i cilësisë së arsimit duhet të shkojë paralelisht me fuqizimin e pozitës së mësimdhënësve.
“Parimi ynë udhëheqës është i qartë: ngritja e cilësisë në arsim duhet të shoqërohet me fuqizimin e pozitës së mësimdhënësve”, ka theksuar ministri.
Çeku ka falënderuar mësimdhënësit e rajonit të Ferizajit për diskutimin e hapur dhe kontributin e tyre në hartimin e strategjisë.
“Strategjinë po e hartojmë bashkë, që bashkë edhe ta zbatojmë”, ka përfunduar ai.
Burimi: RTKLive
