Lëndohet një ushtar i FSK-së gjatë një shpërthimi të municionit, po trajtohet në QKUK

Lëndohet një ushtar i FSK-së gjatë një shpërthimi të municionit, po trajtohet në QKUK

Written by

in

Lëndohet një ushtar i FSK-së gjatë një shpërthimi të municionit, po trajtohet në QKUK

Një ushtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës është lënduar gjatë një shpërthimi të municionit brenda armës në Babaj të Bokës.

Drejtori i Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Naser Syla, ka konfirmuar se ai është sjellë nga Spitali i Gjakovës, ka gjendje stabile dhe do të transferohet në Klinikën e Ortopedisë për trajtim të mëtejshëm.

“Një ushtar të plagosur e kanë sjellë nga Spitali i Gjakovës. Gjendja e tij është stabile, janë kryer ekzaminimet e nevojshme dhe do të transferohet në Klinikën e Ortopedisë për trajtim të mëtejshëm”, ka thënë Syla.

Burimi: Insajderi