
Në një intervistë të fundit në mediat franceze, Luis Enrique ka theksuar se nuk dëshiron të kënaqet me trofetë e fituar.
Pas rinovimit të kontratës me PSG-në deri në vitin 2030, trajneri spanjoll synon të vazhdojë fitoret dhe të përmirësojë vazhdimisht ekipin.
Ai ka theksuar poashtu se lojtarët duhet ta kuptojnë lojën dhe të marrin vendimet e duhura në fushë, pa pritur vazhdimisht udhëzime nga trajneri. Gjithashtu, ai përshtat qasjen ndaj secilit futbollist, duke kombinuar afërsinë njerëzore me kërkesat e larta.
Luis Enrique insiston se sukseset e deritanishme nuk janë arsye për vetëkënaqësi.
Për të, çelësi është të vazhdojë përparimi, të ruhet filozofia e lojës dhe të synohen trofe të rinj me klubin parisien./Klankosova.tv