Sipas medieve të huaja, Paris Saint-Germaini, Real Madridi dhe Barcelona po e përcjellin me vëmendje situatën e sulmuesit norvegjez, i cili vlerësohet rreth 150 milionë euro.
E ardhmja e Haalandit mund të ndikohet nga pasiguria që po e rrethon Manchester Cityn, i cili është në pritje të vendimit për ankesën lidhur me akuzat për shkelje të rregullave financiare në të kaluarën.
Kontrata e sulmuesit me klubin anglez është e vlefshme deri në qershor të vitit 2034, por zhvillimet e ardhshme mund të ndikojnë në qëndrimin e Cityt rreth mundësisë së një transferimi.
Një ndalim i mundshëm i transferimeve do të ishte goditje për klubin, ndërsa edhe rreziku i rënies nga Premierliga mund të krijojë presion për shitjen e lojtarëve kryesorë.
Siç raportohet, nëse Manchester City do të detyrohej të luante në Championship, Haaland dhe futbollistë të tjerë mund të mos dëshironin të vazhdonin të luanin në atë nivel, duke e bërë të mundshëm largimin e tyre.
Burimi: RTKLive
