
Një rast i posedimit të paautorizuar të narkotikëve është zbuluar më 12 tetor në Prishtinë, pasi Policia ka ndaluar një veturë BMW te Rrethi i Viktorisë.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rreth orës 16:40, gjatë kontrollit të shoferit, Alban Ajeti, është gjetur një sasi e dyshuar narkotike.
Ndërkohë, në ulësen e shoferit është gjetur edhe një cigare e dyshuar me marihuanë.
Substanca e sekuestruar është peshuar dhe ka rezultuar në 4.61 gramë.
I dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, rasti është iniciuar për “Posedim të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”, ndërsa Ajeti është liruar në procedurë të rregullt.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Ekskluzive | Policia ndal BMW-në te Rrethi i Viktorisë – shoferit i gjenden mbi 4.6 gramë drogë dhe cigare me marihuanë appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali