
Një rast i vjedhjes është raportuar më 12 tetor në Prishtinë, ku një qytetar ka denoncuar zhdukjen e motoçikletës së tij me katër rrota.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se V.K., i lindur në vitin 2001, ka deklaruar në Polici se motoçikletën shumëngjyrëshe, me vlerë rreth 6,500 euro, e kishte parkuar në parking në Rrugën A më 9 tetor, rreth orës 16:00.
Sipas deklarimit të tij, më 12 tetor, rreth orës 09:00, kishte vërejtur se mjeti nuk ndodhej më në vendin ku e kishte lënë.
Ankuesi ka deklaruar se nuk dyshon në ndonjë person të caktuar.
Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, rasti është iniciuar si “Vjedhje”, ndërsa hetimet po vazhdojnë.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Zhduket motoçikleta me katër rrota në Prishtinë – pronari thotë se vlente 6,500 euro appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali