
Një rast i dhunës në familje është raportuar më 12 tetor në Drenas, ku një grua ka denoncuar bashkëshortin e saj për dhunë psikike dhe kanosje.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rreth orës 14:20, M.B. ka deklaruar në Polici se bashkëshorti i saj, E.H., kishte ushtruar dhunë psikike ndaj saj, duke e fyer me fjalë banale dhe duke e kanosur.
Viktima është intervistuar nga zyrtari për dhunë në familje në prezencë të një punëtori të Qendrës për Punë Sociale.
Ndërkohë, i dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës.
Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”, ndërsa E.H. është ndaluar për 48 orë.
Rasti mbetet nën hetime.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Gruaja denoncon bashkëshortin për dhunë psikike dhe kanosje në Drenas – ai ndalohet për 48 orë appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali