
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka ngritur sërish alarmin se mbajtja e Lojërave Mesdhetare në Kosovë vazhdon të jetë e rrezikuar, duke drejtuar gishtin e fajësisë kah Qeveria e Kosovës.
Sipas Ramës, kryeqyteti tashmë i ka përmbushur të gjitha obligimet dhe pikat që i kanë takuar, ndërsa pengesa kryesore po mbetet te niveli qendror, i cili ende nuk e ka kryer pagesën e tarifës.
Ai u shpreh i shqetësuar se pesimizmi i tij është rritur edhe më shumë pas anulimit të takimit të fundit.
“Për fat të keq ende është në rrezik, shpresoj që nuk i humbim. Ne po mundohemi që këto lojëra mos të humbasin. Ne si kryeqytet i kemi përmbush të gjitha pikat. Tash është pjesë e nivelit qendror me pagu tarifën, kjo ka mbetur. Pas anulimit të takimit jam edhe më pak optimist”, ka deklaruar Rama.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali