Avokati i Arlindës tregon pse u arrestuan ish-vjehrra dhe ish-kunati

Avokati i Arlindës tregon pse u arrestuan ish-vjehrra dhe ish-kunati

Written by

in

Avokati i Arlindës tregon pse u arrestuan ish-vjehrra dhe ish-kunati

Avokati Besnik Berisha, përfaqësues i familjes së Arlinda Zekajt, ka dhënë detaje lidhur me arrestimin e ish-vjehrrës dhe ish-kunatit të 49-vjeçares, të dyshuar për shtytje në vrasjen e saj.

Berisha ka bërë të ditur se arrestimet janë rezultat i punës hetimore të zhvilluar pas marrjes së kompetencave të rastit nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Ai ka theksuar se familja e Arlindës kishte kërkuar ndërmarrjen e veprimeve hetimore, duke ofruar prova që, sipas tij, dëshmojnë se vrasja nuk ishte e provokuar nga viktima dhe as një veprim i papritur për dorasin dhe familjarët e tij.

“Ne kemi kërkuar që të merren veprime, sepse kemi ofruar prova që vrasja e saj nuk ka qenë e provokuar nga vetë ajo dhe nuk ka qenë e paparashikueshme nga vetë dorasi dhe familjarët e tij”, ka deklaruar Berisha.

Avokati ka bërë të ditur se, bazuar në provat e dorëzuara, dyshimet për shtytje në vrasje kanë çuar te ish-vjehrra e Arlindës, Nurije Sylaj, dhe ish-kunati, Driton Sylaj. Ai ka lënë të kuptohet se në këtë rast mund të ketë edhe persona të tjerë të përfshirë në shtytjen e dyshuar.

Arrestimi i tyre është realizuar në kuadër të aksionit të fundit hetimor, ku janë arrestuar gjithsej katër persona.

Arlinda Zekaj u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës. Për vrasjen e saj dyshohet Albert Sylaj.

Burimi: Insajderi