Gjykata Evropiane kundër Polonisë dhe Latvisë për mënyrën e trajtimit të refugjatëve

Gjykata Evropiane kundër Polonisë dhe Latvisë për mënyrën e trajtimit të refugjatëve

Written by

in

Gjykata Evropiane kundër Polonisë dhe Latvisë për mënyrën e trajtimit të refugjatëve

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka konstatuar se mënyra se si Polonia dhe Letonia refuzuan refugjatët afganë dhe iranianë mund të përbëjë precedent për raste të ngjashme në të ardhmen.

Refugjatët që tentuan të hynin në këto shtete përmes Bjellorusisë u trajtuan në mënyrë degraduese dhe çnjerëzore, sipas Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Vendimi gjyqësor përfshin dy raste të ndara, të cilat kanë ndodhur gjatë vitit 2021.

Në vendimin e saj, Gjykata theksoi se secili shtet ka të drejtë të kontrollojë se kush hyn në territorin e tij, si dhe të largojë personat që hyjnë në mënyrë të paligjshme. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se shtetet mund të veprojnë në kundërshtim me nenin 3 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, i cili ndalon torturën dhe trajtimin çnjerëzor ose degradues, raporton Euronews, transmeton Klan Kosova.

Në të njëjtën kohë, autoritetet shtetërore kanë detyrimin të identifikojnë dhe të marrin parasysh nevojat e grupeve të cenueshme, si të moshuarit, të sëmurët, personat me aftësi të kufizuara e veçanërisht, fëmijët. /Klankosova.tv