
Komandanti i Stacionit Policor në Suharekë, Safet Hoxha, tregon se identifikimi i të dyshuarit është bërë falë bashkëpunimi të qytetarëve, ndërsa arrestimi i tij nga patrulla policore e stacionit është bërë një orë pasi ishte njoftuar policia për ngjarjen.
“Identifikimi i të dyshuarit është bërë fal qytetarëve, të cilët shfrytëzojë rastin me i falenderu se e kanë fotografu edhe të dyshuarin edhe veturën që për neve e kanë kryer një punë të madhe realisht edhe u kanë shumë lehtë me vepru, sepse neve veprimet e para hetimore i bajmë për me identifiku të dyshuarin dhe atë punë neve na kanë kry qytetarët. Brenda 1 ore saktë në ora 13:10 minuta është lokalizu, në ora 13:14 është arrestuar i dyshuari”.
Burime të emisionit DOSJA kanë bërë të ditur se fillimisht Hoti ishte larguar në drejtim të panjohur.
Megjithatë, gjatë largimit, ai ishte vërejtur nga patrulla policore e Stacionit Policor në Suharekë, zyrtarët e së cilës e kishin urdhëruar të ndalonte.
Por, i njëjti kishte tentuar të ikte në drejtim të fshatit të tij, Samadrexhë.
Me qëllim të shmangies së ndjekjes dhe arrestimit nga zyrtarët policorë, i dyshuari ishte futur me veturën e tij në oborrin e një shtëpie.
Megjithatë, pavarësisht rrezikshmërisë së lartë të situatës, zyrtarët policorë të patrullës së Stacionit Policor në Suharekë kishin arritur ta lokalizonin të dyshuarin.
Nën drejtimin e armëve dhe përmes komandave verbale, ata kishin arritur që me sukses t’ia sekuestronin armën dhe ta arrestonin.
“Në raste të randa neve edhe këto ndaljet e arrestimet për rrezikshmëri të lartë kur janë neve përdorim taktika të llojit të tillë që është për rrezikshmëri të lartë. Nuk ka pas mundësi me rezistu sepse njësia që ka reaguar ka qenë me tre persona, janë detyru ata me i drejtu armët tek i dyshuari i kanë dhënë komanda të qarta verbale, që mos me lëviz mos me bë diçka që e kish rreziku sigurinë e policëve dhe ai ju ka bind urdhrave, policët ja kanë hek armën prej trupit se e kanë pyt ku e ki armën, e ka pas në trup policët ia kanë hek armën prej trupit dhe e kanë arrestu”.
Si rezultat i plagëve të marra nga të shtënat e armës së zjarrit, viktima S.D kishte ndërruar jetë.
Ndërsa, Prokuroria Themelore në Prizren ka nisur hetimet ndaj Rrahman Hotit në drejtim të veprës penale “vrasje e rëndë”.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali