Lajmin e ka konfirmuar trajneri i Liverpool, Andoni Iraola, i cili ka bërë të ditur se të dy futbollistët nuk kanë qenë të gatshëm as për fitoren ndaj Manchester United, të dielën.
Gakpo është kthyer nga angazhimet me përfaqësuesen e Holandës me një lëndim. Sipas Iraola, bëhet fjalë për një lëndim të muskulit në pjesën e pasme të këmbës.
Trajneri spanjoll ka thënë se lëndimi nuk është serioz, por sulmuesi nuk do të jetë i gatshëm as për derbin e fundjavës ndaj Evertonit.
Ndërkohë, Gravenberch vazhdon të mungojë për shkak të një frakture në thembër. Mesfushori holandez i ka humbur tri ndeshjet e fundit të Liverpool dhe ende po përballet me dhimbje.
Iraola ka pranuar se rikuperimi i tij është më i vështirë për t’u parashikuar, ndërsa klubi po kërkon mënyrën më të mirë për ta menaxhuar lëndimin dhe për ta ndihmuar në rikthimin e tij.
Liverpool aktualisht zë vendin e tetë në fazën e ligës së Champions League, me nëntë pikë pas katër ndeshjeve. Skuadra angleze i kishte fituar tri ndeshjet e para, para se të pësonte humbje nga Fenerbahce në Stamboll.
Burimi: RTKLive
