Ken Fagerberg ish-futbollisti suedez vdes në moshën 37-vjeçare

Ken Fagerberg ish-futbollisti suedez vdes në moshën 37-vjeçare

Written by

in

Ken Fagerberg ish-futbollisti suedez vdes në moshën 37-vjeçare

Një lajm i trishtë ka tronditur futbollin suedez. Ish-futbollisti Ken Fagerberg ka ndërruar jetë në moshën 37-vjeçare, pasi është gjetur i vdekur në shtratin e tij në Ishujt Faroe, ku jetonte prej disa vitesh.

Lajmi është konfirmuar nga prindërit e tij për mediat suedeze. Shkaku i vdekjes ende nuk është bërë i ditur.

Fagerberg kishte shpërthyer në futbollin suedez me fanellën e Örgryte, ku në vitin 2007 realizoi 12 gola në 22 ndeshje. Më pas kaloi te skuadra daneze e FC Midtjylland, ndërsa gjatë karrierës luajti edhe për Viborg, AC Horsens, Vendsyssel, Assyriska dhe Ljungskile.

Ai e përfundoi karrierën si futbollist në Ishujt Faroe, ku më pas vazhdoi të jetonte dhe punonte si trajner.

Fagerberg kishte përfaqësuar edhe Suedinë në grupmoshat U19 dhe U21.

Babai i tij, Göran Fagerberg, e kujtoi me fjalë prekëse: “Ishte njeriu më i mirë në botë dhe kishte zemër prej ari”.