Barcelona vendos dy kushte për transferimin e Bastonit

Barcelona vendos dy kushte për transferimin e Bastonit

Written by

in

Barcelona vendos dy kushte për transferimin e Bastonit

Barcelona vazhdon të interesohet për mbrojtësin italian Alessandro Bastoni, të cilin drejtori sportiv Deco e sheh si përforcim ideal për repartin defensiv.

Megjithatë, transferimi i tij varet nga dy kushte: fillimisht, Deco duhet ta bindë trajnerin Hansi Flick se Bastoni mund të përshtatet në skemën e tij dhe të krijojë një dyshe të fortë me Pau Cubarsin.

Kushti i dytë është financiar. Interi e vlerëson mbrojtësin rreth 70 milionë euro dhe nuk dëshiron ta humbasë një nga lojtarët kryesorë të skuadrës.

Kontrata e Bastonit skadon në vitin 2028, por bisedimet për rinovim kanë ngecur, gjë që mund t’i japë Barcelonës më shumë hapësirë për negociata në verën e vitit 2027.