Sveçla: Gjatë qeverisjes “Kurti 2” u fuqizua siguria dhe u luftua krimi i organizuar

Sveçla: Gjatë qeverisjes “Kurti 2” u fuqizua siguria dhe u luftua krimi i organizuar

Written by

in

Sveçla ka theksuar se gjatë kësaj periudhe është avancuar edhe shtrirja e sovranitetit dhe prania institucionale në veri të Kosovës, duke luftuar strukturat ilegale dhe duke krijuar kushte për zbatimin e rendit dhe ligjit në të gjithë territorin e vendit.

“Këto rezultate u reflektuan edhe në vlerësimet ndërkombëtare, ku Republika jonë u rendit ndër vendet me nivelin më të lartë të sigurisë publike dhe besimit të qytetarëve në institucionet e rendit dhe ligjit. Përparimi në këtë fushë e ka forcuar pozitën e Kosovës si faktor i sigurisë dhe stabilitetit rajonal e evropian”, ka shkruar ai në Facebook.

Sveçla ka falënderuar zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe agjencive në kuadër të saj për kontributin e dhënë, duke theksuar se angazhimi për sigurinë e qytetarëve dhe të Republikës së Kosovës do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Burimi: RTKLive