PSG-ja interesohet për yllin e Spanjës, Nico Williams në listën e transferimeve

PSG-ja interesohet për yllin e Spanjës, Nico Williams në listën e transferimeve

Written by

in

PSG-ja interesohet për yllin e Spanjës, Nico Williams në listën e transferimeve

Paris Saint-Germaini ka vënë në shënjestër sulmuesin e Athletic Bilbaos, Nico Williams, si një nga përforcimet e mundshme për repartin ofensiv gjatë afatit kalimtar.

Gazeta franceze “Le Parisien” ka raportuar të mërkurën se 24-vjeçari është njëri prej kandidatëve që po shqyrtohen nga kampioni francez, pas lëndimeve të Desire Doue dhe Khvicha Kvaratskhelias, të cilët pritet të mungojnë për një periudhë të gjatë.

Sipas raportimit, PSG-ja po e shqyrton seriozisht mundësinë e transferimit të reprezentuesit spanjoll, madje edhe duke paguar klauzolën e tij të lirimit, e cila raportohet të jetë mbi 90 milionë euro.

Williams kishte marrë oferta të shumta gjatë dy viteve të fundit, por në fund vendosi të vazhdonte qëndrimin te Athletic Bilbao, duke nënshkruar kontratë të re deri në verën e vitit 2035.

Një nga klubet që kishte insistuar për shërbimet e tij ishte edhe Barcelona, e cila tentoi ta transferonte sulmuesin deri në ditët e fundit të afatit kalimtar, por pa sukses.

I formuar te Athletic Bilbao, Williams është pjesë e ekipit të parë që nga viti 2021 dhe është shndërruar në një prej futbollistëve më të rëndësishëm të skuadrës baske.

Deri më tani, ai ka regjistruar 210 paraqitje me fanellën e Bilbaos, duke realizuar 39 gola dhe duke dhuruar po aq asistime.

Megjithatë, Nico Williams nuk është alternativa e vetme në listën e PSG-së. Sipas “Le Parisien”, drejtuesit e klubit francez po i shqyrtojnë edhe mundësitë për transferimin e Antonio Nusës nga RB Leipzigu dhe Estevaos nga Chelsea.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali