E dhimbshme | Nesër i jepet lamtumira e fundit 3-vjeçares nga Gjakova, e cila humbi jetën pas 28 ditësh betejë për mbijetesë pas aksidentit

E dhimbshme | Nesër i jepet lamtumira e fundit 3-vjeçares nga Gjakova, e cila humbi jetën pas 28 ditësh betejë për mbijetesë pas aksidentit

Written by

in

E dhimbshme | Nesër i jepet lamtumira e fundit 3-vjeçares nga Gjakova, e cila humbi jetën pas 28 ditësh betejë për mbijetesë pas aksidentit

Vogëlushja Luna Sopjani, e cila ndërroi jetë pas 28 ditësh nga aksidenti i rëndë i trafikut në Gjakovë, do të varroset nesër, më 26 nëntor.

Përmes një njoftimi mortor, familja Sopjani ka bërë të ditur se ceremonia e varrimit do të mbahet në orën 13:00, në varrezat e fshatit Qerim, raporton Gazeta Sinjali.

E pamja do të mbahet në restorantin “Aviana” në Lug Bunar, duke filluar nga ora 08:00.

“Me dhimbje të thellë njoftojmë të afërmit, miqtë dhe dashamirët se më datë 24.11.2026 ndërroi jetë në moshën 3-vjeçare vajza dhe mbesa jonë e dashur”, thuhet në njoftimin mortor të familjes.

Siç raportoi më herët Gazeta Sinjali, vogëlushja ishte njëra nga pesë personat e lënduar në aksidentin e rëndë që kishte ndodhur më 27 tetor në fshatin Zhubë, përgjatë aksit rrugor Gjakovë–Prush.

Për shkak të lëndimeve të rënda, ajo ishte transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku, pas katër javësh, nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.

Hetimet për rrethanat e aksidentit tragjik po vazhdojnë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali