Anëtari i Këshillit të Qytetit të New Yorkut, Phil Wong, ka vlerësuar kontributin e komunitetit shqiptaro-amerikan, me rastin e kremtimit të Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, shkruan Telegrafi.
Wong, i cili përfaqëson Distriktin 30 në Queens, ka marrë pjesë në ceremoninë e organizuar në Bashkinë e New Yorkut, ku së bashku me kolegët e tij ka kremtuar festën kombëtare të shqiptarëve.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka vlerësuar familjet shqiptare për punën dhe kontributin e tyre në komunitetin ku jetojnë.
“Ishte kënaqësi t’u bashkohesha kolegëve të mi mbrëmë në Bashki për të kremtuar Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë!
Kemi një komunitet të madh shqiptaro-amerikan në Distriktin 30, të përbërë nga familje punëtore që japin një kontribut të madh në lagjet tona. Ishte veçanërisht kënaqësi të takoja imamin tonë lokal, Edin Gjoni, dhe kaq shumë fytyra të njohura nga distrikti.
Faleminderit koleges sime, anëtares së Këshillit, Shirley Aldebol, për organizimin e një mbrëmjeje të mrekullueshme!”, ka shkruar Wong.
Kremtimi në Bashkinë e New Yorkut vjen në prag të 114-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. /Telegrafi/
Postimi i plotë: