Disa qytetarë u mblodhën sonte para Kuvendit të Maqedonisë, në parkun „Gruaja-Luftëtare“, në një protestë kundër dhunës ndaj grave.
Me pankarta ku shkruhej „Nuk është tragjedi, është femicid“ dhe „Nuk është dashuri nëse të vret“, qytetarët protestuan në mënyrë paqësore.
Protestuesit theksuan se prej vitesh përsëritet i njëjti skenar: politikanët dhe bartësit e funksioneve fotografohen, japin premtime dhe zotohen publikisht për ndryshime, por kur vjen koha për të ndërmarrë veprime konkrete, proceset ngecin.
Protesta të ngjajshme ka pasur që disa ditë radhazi, pas disa rasteve të vrasjeve së grave në Maqedoninë e Veriut.