Avantazh gjigant për Real Madridin në Ligën e Kampionëve, mund ta ketë “Bernabeun” armë sekrete deri në finale

Avantazh gjigant për Real Madridin në Ligën e Kampionëve, mund ta ketë “Bernabeun” armë sekrete deri në finale

Written by

in

Real Madridi mund të përfitojë nga një avantazh i jashtëzakonshëm në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve, nëse arrin ta përfundojë fazën e ligës në njërën prej dy pozitave të para.

Sipas rregullores së UEFA-s, nëse madrilenët e mbyllin këtë fazë në vendin e parë ose të dytë, do t’i zhvillojnë të gjitha ndeshjet e kthimit në shtëpi, deri në finale, në rast se vazhdojnë të kualifikohen.

Rregullorja përcakton se tetë skuadrat e para ndahen në katër çifte sipas renditjes: vendet 1 dhe 2, 3 dhe 4, 5 dhe 6, si dhe 7 dhe 8. Skuadrat e renditura më lart e zhvillojnë në parim ndeshjen e kthimit në stadiumin e tyre.

Ky avantazh vazhdon edhe në çerekfinale dhe gjysmëfinale. Skuadrat që përfundojnë në katër pozitat e para të fazës së ligës e zhvillojnë ndeshjen e kthimit në çerekfinale si vendase, ndërsa dy të parat e kanë këtë privilegj edhe në gjysmëfinale.

Kjo do të thotë se Real Madridi, nëse e përfundon fazën e ligës në njërën prej dy pozitave të para dhe vazhdon rrugëtimin drejt finales, mund t’i luajë të gjitha ndeshjet e kthimit në “Santiago Bernabeu”.

Aktualisht, pas pesë ndeshjeve të zhvilluara, skuadra madrilene renditet në vendin e parë në tabelën e Ligës së Kampionëve dhe është në pozitë të favorshme për ta siguruar këtë përparësi./Telegrafi/