
Debati për mosfinancimin e klubeve sportive në Kuvendin Komunal të Mitrovicës përfundoi me përplasje verbale dhe fizike mes përfaqësuesve të PDK-së dhe zyrtarëve komunalë.
Situata u tensionua edhe më shumë pas shkëmbimit të ofendimeve dhe ftesave për t’u përballur jashtë sallës, ndërsa në korridor pati edhe përplasje fizike, raporton Klan Kosova.
Si pasojë e tensioneve, mbledhja e së mërkurës u ndërpre, ndërsa për rastin u njoftua edhe Policia.
Për këtë reagoi kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, i cili deklaroi se qeverisja e tij nuk shantazhohet me kërcënime apo presione.
Detajet mund t’i ndiqni në kronikën në vazhdim: