
Pasardhësit i rikthyen kostumet e të parëve përmes një ekspozite me fotografi kushtuar veshjeve tradicionale shqiptare, e cila u hap në Bibliotekën Kombëtare Universitare të Kosovës.
Ekspozita ishte organizuar nga Agjencitë Shtetërore të Arkivave të Kosovës dhe Shqipërisë, ku sollën fotografi që dokumentojnë veshjet popullore nga rajone të ndryshme, raporton Klan Kosova.
Ato pasqyrojnë traditën, zakonet dhe mjeshtërinë artizanale të brezave të kaluar.
Rëndësi e veçantë iu kushtua xhubletës, veshjes tradicionale të grave të zonave malore të Shqipërisë së Veriut, që në vitin 2022 hyri në UNESCO.
Për më shumë, ndiqni kronikën e mëposhtme: