Haxhiu: Fushata “16 Ditët e Aktivizmit” nis me thirrjen për raportimin e dhunës

Haxhiu: Fushata “16 Ditët e Aktivizmit” nis me thirrjen për raportimin e dhunës

Written by

in

Në këtë aktivitet, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka theksuar rëndësinë e raportimit të dhunës ndaj grave dhe përgjegjësinë e institucioneve për të garantuar mbrojtje dhe drejtësi për viktimat.

Ajo ka thënë se gratë që raportojnë dhunën kanë bërë hapin më të vështirë, ndërsa institucionet duhet të sigurojnë që ato të mbrohen dhe të marrin drejtësinë e merituar.

Haxhiu ka rikujtuar edhe gratë që këtë vit humbën jetën si pasojë e femicidit, duke theksuar se dhuna ndaj grave lidhet edhe me pabarazinë dhe kontrollin mbi jetën, të ardhurat dhe vendimet e tyre.

Ajo ka vlerësuar se asnjë zakon apo koncept i rremë i nderit nuk mund të jetë mbi dinjitetin dhe lirinë e një gruaje.

Haxhiu ka bërë të ditur se Kuvendi, së bashku me institucionet e tjera, do të jetë pjesë e përpjekjeve për parandalimin e dhunës gjatë gjithë vitit.

Fushata “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore” synon të rrisë ndërgjegjësimin për parandalimin dhe raportimin e dhunës, si dhe për përgjegjësinë institucionale në mbrojtjen e viktimave.

Burimi: RTKLive