Arrestohet një i mitur, postoi armën në rrjetet sociale

Arrestohet një i mitur, postoi armën në rrjetet sociale

Written by

in

Arrestohet një i mitur, postoi armën në rrjetet sociale

Një i mitur është arrestuar në Podujevë nën dyshimin për armëmbajtje pa leje, pasi kishte publikuar një armë zjarri në rrjetet sociale.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, pas veprimeve policore, të miturit i është konfiskuar arma e zjarrit, e cila ishte pa municion, transmeton Klankosova.tv.

I mituri është intervistuar nga policia dhe më pas, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.