Zjarr në autotransformatorin AT2 në nënstacionin “Kosova B”, KOSTT jep detaje

Zjarr në autotransformatorin AT2 në nënstacionin “Kosova B”, KOSTT jep detaje

Written by

in

Zjarr në autotransformatorin AT2 në nënstacionin “Kosova B”, KOSTT jep detaje

Një zjarr ka shpërthyer në orët e hershme të mëngjesit në autotransformatorin AT2 (400/220 kV), në nënstacionin “Kosova B”.

Lajmi është bërë i ditur nga KOSTT, i cili njofton se menjëherë pas raportimit të zjarrit janë njoftuar shërbimet emergjente, të cilat kanë dalë në vendin e ngjarjes.

“KOSTT njofton qytetarët se në orët e hershme të mëngjesit ka shpërthyer një zjarr në autotransformatorin AT2 (400/220 kV) në nënstacionin Kosova B. Menjëherë pas raportimit të zjarrit, ekipet tona njoftuan shërbimet emergjente, të cilat dolën në vendin e ngjarjes. Ekipet teknike janë në terren, ku po vlerësojnë dëmet dhe po shqyrtojnë rrethanat në të cilat ka ndodhur avaria. Furnizimi me energji elektrike ka vazhduar pa ndërprerje, pasi avaria në autotransformator nuk ka ndikuar në funksionimin e sistemit elektroenergjetik të Kosovës” – thuhet në njoftim.

Në fund, KOSTT ka falënderuar ekipet e zjarrfikësve për ndërhyrjen dhe Policinë e Kosovës për bashkëpunimin në vendin e ngjarjes.