
Kuvendi i Kosovës nuk e ka miratuar Propozim-Rezolutën nga mocioni përmbajtësor lidhur me gjendjen në planifikimin, çmimin dhe furnizimin me energji elektrike në vend.
Në votimin e sotëm, 51 deputetë votuan kundër, ndërsa 27 votuan pro rezolutës. Asnjë deputet nuk abstenoi, transmeton Klankosova.tv.

Për këtë rezolutë nuk u zhvillua diskutim në seancën e sotme, pasi debati për të ishte mbajtur në seancën paraprake.