Ajo ka thënë se janë zhvilluar intervistat për kandidatët nga komuniteti shqiptar, komuniteti joshumicë jo-serb dhe komuniteti shumicë serb, por për disa pozita nuk është arritur të sigurohet kandidaturë që plotëson kushtet për t’u proceduar në seancë.
Ajo ka bërë me dije se procesi do të vazhdojë me propozimin e nga dy kandidatëve për pozitat që u takojnë komuniteteve joshumicë jo-shqiptare dhe komunitetit shumicë serb, ndërsa Kuvendi do të votojë për një anëtar për secilën pozitë.
“Dy anëtarë nga komuniteti shqiptar, një anëtar nga komuniteti joshumicë jo serb dhe një anëtar nga komuniteti shumicë serb kanë zhvilluar intervistimet, vlen të përmendet se gjatë intervistave që janë zhvilluar nuk kemi arritur të kemi kandidatë që plotësojnë kriteret për t’u prezantuar në seancë, do të vazhdojmë me propozimet vetëm për anëtarët nga komuniteti joshumicë jo shqiptar dhe jo shumicë jo serb, gjithsej nga dy propozime për të dy rastet për një anëtar që do të votohet”, ka deklaruar Nagavci.
Burimi: RTKLive
