Blerta Deliu: VV-ja votoi kundër rezolutës që kërkonte barna të rregullta për pacientët me kancer

Blerta Deliu: VV-ja votoi kundër rezolutës që kërkonte barna të rregullta për pacientët me kancer

Written by

in

Blerta Deliu: VV-ja votoi kundër rezolutës që kërkonte barna të rregullta për pacientët me kancer

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka reaguar pasi Kuvendi i Kosovës nuk e miratoi rezolutën që kërkonte furnizim të rregullt me barna për pacientët me kancer.

Deliu ka kritikuar deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, duke thënë se një ditë më parë kishin folur për sukseset në shëndetësi, ndërsa sot votuan kundër rezolutës.

Postimi i plotë:

Dje na folën për sukseset në shëndetësi. Sot votuan kundër një rezolute që kërkonte furnizim të rregullt me barna për pacientët me kancer.

Kërkuam që pacientëve të mos u ndërpriten terapitë, që të shqyrtohet rimbursimi i atyre që i kanë blerë barnat me paratë e tyre dhe që institucionet të japin përgjegjësi për mungesat.

Vetëvendosje votoi kundër.

Si ua shpjegojnë këtë votë familjeve që po përballen edhe me sëmundjen, edhe me pamundësinë financiare për ta trajtuar atë?

Burimi: Insajderi