
Majlinda Bregasi, ish-kandidate për deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, është përfshirë në mesin e emrave të propozuar nga ministri i Arsimit, Hajrulla Çeku, për Këshillin Kombëtar të Shkencës.
Kandidatura e saj është vënë në diskutim gjatë seancës së Kuvendit nga deputetja e Aleancës, Teuta Haxhiu, e cila ka ngritur çështjen e angazhimit të saj të mëparshëm politik në partinë që është në pushtet.
Kritika për listën e propozuar ka pasur edhe nga deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku.
Ai ka ngritur pikëpyetje për kualifikimin akademik të njërit prej kandidatëve, duke thënë se personi në fjalë nuk i ka përfunduar as studimet bachelor, pa e bërë të ditur emrin e tij.
Në total, ministri Çeku ka propozuar 15 kandidatë për anëtarë të Këshillit Kombëtar të Shkencës:
Alirizah Arenliu
Arbnora Dushi
Armond Daci
Arvent Syla
Besnik Krasniqi
Emine Kalaja Hajdari
Fetah Podvorica
Ibrahim Krasniqi
Majlinda Bregasi
Mentor Alishani
Mihane Kerolli Mustafa
Mimoza Ibrani
Mizafere Krasniqi Limani
Tringa Dedi
Valmir Krasniqi.