
Vedat Muriqi është shpallur lojtari më i mirë i ndeshjes mes Mallorcas dhe Shakhtarit, pas paraqitjes vendimtare në fitoren 1:0 të skuadrës së tij.
Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës realizoi golin e vetëm të takimit në minutën e 56-të, duke i siguruar Mallorcas fitoren.
Paraqitja e tij u vlerësua edhe nga paneli i ekspertëve të UEFA-s, i cili e përzgjodhi si lojtarin më të mirë të ndeshjes.
“Golashënuesi që tregoi saktësi në përfundimin e aksioneve. Ai ishte pika referuese në sulm dhe ndryshues i rrjedhës së lojës”, shkroi UEFA në vlerësimin për Muriqin.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali