Ndërpriten punimet në një kantier ndërtimi në Gjakovë për shkak të rrezikut për punëtorët

Ndërpriten punimet në një kantier ndërtimi në Gjakovë për shkak të rrezikut për punëtorët

Written by

in

Ndërpriten punimet në një kantier ndërtimi në Gjakovë për shkak të rrezikut për punëtorët

Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar punimet në një objekt ndërtimi në Gjakovë, pas evidentimit të parregullsive që kanë të bëjnë me sigurinë dhe shëndetin në punë.

Vendimi është marrë gjatë inspektimeve të realizuara në terren, ku janë konstatuar mangësi në kushtet e sigurisë për punëtorët.

Sipas Inspektoratit Qendror të Punës, punimet në këtë objekt do të mbeten të pezulluara deri në eliminimin e të gjitha parregullsive dhe krijimin e kushteve të sigurta për punë.

Inspektorati ka theksuar se mbrojtja e sigurisë dhe shëndetit të punëtorëve mbetet një nga prioritetet e tij.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali