Kuvendi shkarkon katër anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil, këta janë emrat

Kuvendi shkarkon katër anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil, këta janë emrat

Written by

in

Kuvendi shkarkon katër anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil, këta janë emrat

Kuvendi i Republikës së Kosovës ka votuar sot për shkarkimin e katër anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Vendimi është marrë pas miratimit të rekomandimit të Komisionit për Administratë Publike, Digjitalizim, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal.

Deputetët kanë votuar individualisht për shkarkimin e secilit prej katër anëtarëve.

Anëtarët e shkarkuar dhe rezultati i votimit:

Malsore Gashi Bajraktari – 60 vota për, asnjë kundër dhe një abstenim.

Eshref Shabani – 61 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Ardita Haxhnikaj-Demi – 61 vota për, asnjë kundër dhe një abstenim.

Arben Mehmeti – 61 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Asnjë deputet nuk votoi kundër shkarkimit të katër anëtarëve të këtij institucioni.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali