Shërbimi i Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Deçan ka pranuar një donacion nga KFOR-i Italian, me pajisje që do të përdoren në punën e përditshme të zjarrfikësve gjatë intervenimeve në ndihmë të qytetarëve.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë Shërbimi i Zjarrfikësve në Deçan, përmes një postimi në Facebook, ku është theksuar se pajisjet e pranuara janë të nevojshme për kryerjen e detyrave të tyre, përfshirë edhe mbrojtjen e mjedisit.
“Mjete këto që janë të nevojshme në punën e përditshme gjatë intervenimeve në ndihmë të qytetarëve dhe mbrojtjen e ambientit tonë”, thuhet në njoftim.
Me këtë rast, zjarrfikësit kanë falënderuar KFOR-in Italian për mbështetjen e vazhdueshme që u ofron. /Telegrafi/