Konjufca takohet me homologun norvegjez, diskutojnë sigurinë dhe rrugën e Kosovës drejt BE-së

Konjufca takohet me homologun norvegjez, diskutojnë sigurinë dhe rrugën e Kosovës drejt BE-së

Written by

in

Konjufca takohet me homologun norvegjez, diskutojnë sigurinë dhe rrugën e Kosovës drejt BE-së

Në margjinat e Forumit të Sigurisë në Varshavë, ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, është takuar me homologun norvegjez, Espen Barth Eide, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor dhe avancimin e raporteve mes dy vendeve.

Sipas njoftimit për takimin, vëmendje e veçantë iu kushtua perspektivës evropiane të Kosovës dhe sfidave të sigurisë në rajon, si dhe mundësive për zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet Prishtinës dhe Oslos.

“Gjatë bisedës u shkëmbyen pikëpamje për rrugën e Republikës së Kosovës drejt Bashkimit Evropian, sigurinë në Ballkanin Perëndimor dhe forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Norvegjisë”, thuhet në njoftim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Konjufca takohet me homologun norvegjez, diskutojnë sigurinë dhe rrugën e Kosovës drejt BE-së appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali